Anti mafia italiane ka publikuar raportin e vitit 2017 ku ka detaje rreth lidhjeve të shtetasve shqiptarë me familjet mafioz në rajonin e Pulias si dhe mënyrat e ndryshme të bashkëpunimit të tyre në trafikune drogës.
Është publikuar raporti i drejtorisë hetuese anti mafia në Itali, ku jepet një kornizë e qartë e krimit të organizuar në Pulia. Raporti përqendrohet në ndarjen e zonës në disa më të vogla dhe analizimi i tyre. Sipas të dhënave rezulton se nuk ka një figurë të vetme që drejton krimin në rajon, por shumë organizata të vogla, shpesh familjare që janë shpërndarë në të gjithë territorin.
Ndër të tjera në raport thuhet se klani më i rëndësishëm është ai që njihet si klani i mesanjezëve, i cili karakterizohet nga një përbërje prej disa grupesh më të vogla kriminale ku trafiku i drogës është dhe burimi më i rëndësishëm i të ardhurave. Pikërisht në këtë biznes janë të përfshirë shumë shqiptarë, rezidentë apo me leje qëndrimi të përkohshëm në zonë. Kjo sipas hetuesve italianë vjen si pasojë e afërsisë gjeografike të Shqipërisë me Italinë. Një afërsi që shfrytëzohet për importimin e sasive të konsiderueshme droge kryesisht marijuanë./abcnews.al