Raporti: Covid-19 e ka origjinën nga tregu i gjësë së gjallë në Wuhan

schedule08:41 - 18 Mars, 2023

schedule 08:41 - 18 Mars, 2023

Të dhënat e publikuara së fundmi nga një treg ushqimor i gjallë në Wuhan të Kinës, tregojnë se Covid-19 ka origjinën nga tregu i gjësë së gjallë në Wuhan, më konkretisht nga një kafshë e quajtur rakun, duke i shtuar peshë teorisë se kafshët e infektuara të shitura në vend filluan pandeminë e koronavirusit.

Tamponët e mbledhur nga tezgat në tregun e ushqimeve të detit Huanan në dy muajt pas mbylljes së tij më 1 janar 2020, u zbulua se përmbanin si Covid ashtu edhe ADN njerëzore.

Kur gjetjet u publikuan vitin e kaluar, studiuesit kinezë deklaruan se mostrat nuk përmbanin ADN të kafshëve. Ky përfundim është hedhur poshtë nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh.

Zbulimi nuk dëshmon se rakun ose kafshët e tjera të infektuara me Covid shkaktuan pandeminë, por megjithatë shkencëtarët besojnë se kjo është e mundur.

Dyshimet e forta se Covid-19 e ka gjenezën nga laboratorët kineze janë përforcuar shumë së fundmi nga SHBA-të.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!