Raporti amerikan për origjinën e Covid nuk është i dobishëm për shmangien e një pandemie tjetër

schedule11:42 - 28 Gusht, 2021

schedule 11:42 - 28 Gusht, 2021

Nga Laura Spinney, The Guardian

Shërbimet e inteligjencës amerikane njoftuan ditën e djeshme presidentin, Joe Biden, për rezultatet e hetimit të tyre 90-ditor rreth origjinës së Covid-19.  Hetimi ka qenë subjekt i një interesi politik dhe mediatik  gjatë tre muajve të fundit.

Shtëpia e Bardhë ka premtuar më shumë detaje, të cilat mund të jenë të dobishme, veçanërisht nëse zbulohen sekuencat gjenetike të viruseve të lidhura me atë që shkakton Covid-19, Sars-CoV-2.

Biden urdhëroi hetimin e fundit pjesërisht për shkak të pakënaqësisë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila raportoi në mars se mundësia që virusi të ketë origjinën nga një laborator ishte e “pamundur”, raporton abcnews.al

Por SHBA-ja ende nuk ka arritur në ndonjë përfundim të saktë, ndërkohë OBSH-ja ka premtuar se do të nisë një hetim të ri.  Janë kryer hetime të shumta rreth disa pacientëve italianë të cilët kishin antitrupa që në shtator të 2019, disa muaj para se rastet e Covid të raportoheshin në Kinë.

Por nëse ato antitrupa do të ishin vërtet të Sars-CoV-2-për të cilën disa studiues dyshojnë – është e çuditshme që vala e Covid-19 nuk u pasua nga një valë shtrimesh në spital dhe vdekjesh, siç ndodhi më vonë në Kinë.

Për më tepër, personat që kishin antitrupa  nuk shkuan te mjeku me simptoma të Covid, ata shkuan për arsye të tjera. Për të qenë të qartë, arsyeja e vetme që këto hetime janë të vlefshme është shkencore – sepse njohuritë që ato na japin nuk mund të ndihmojnë në parandalimin e një pandemie të ardhshme.

Edhe nëse mund të vërtetohet për kënaqësinë e shumë njerëzve se virusi që doli nga një laborator shkaktoi pandeminë, nuk ka gjasa të merren masa. Sipas Thomas Bollyky dhe Yanzhong Huang nga Këshilli Amerikan për Marrëdhëniet Ndërkombëtare,  një “incident laboratorik” nuk është shkelje e asnjë ligji ndërkombëtar, raporton abcnews.al

Debati i vazhdueshëm mbi origjinën e Covid ka pasur rezultate pozitive dhe negative. Një rezultat pozitiv ishte inspektimi i ekipeve të pavarura  ndërkombëtare, ndërsa rezultati negativ është se të paktën një pjesë e komunitetit shkencor beson tek të dy hipotezat e origjinës së Covid.

Në realitet nuk është origjina natyrore kundrejt rrjedhjes së virusit nga laboratori; është veprimtaria afatgjatë njerëzore kundrejt veprimtarisë njerëzore afatshkurtër.

Sipas gazetares, Felicity Lawrence në vitin 2009, gjatë pandemisë së gripit të derrit: “Sëmundja e re njerëzore është borxhi toksik i blegtorisë industriale të sotme.”Prandaj nuk është çudi që virusi të ketë kaluar nga tregu i gjësë së gjallë të njerëzit.

Gjatë dekadave të fundit,  gripi i shpendëve  është konsideruar si një sëmundje që me shumë gjasa mund të shkaktojë një pandemi të ardhshme. Deri një vit më parë, shkencëtarët që bashkëpunuan përtej kufijve kombëtarë dhe disiplinorë u përgëzuan falë menaxhimit të pandemisë.

Tani ata po  akuzohen për konflikt interesi – që do të thotë se shumë nga njerëzit që dinë më shumë për atë që ka ndodhur, ose janë më të kualifikuar për të zbuluar më shumë kanë heshtur.

Këtë javë, Marco Marani nga Universiteti i Padovës në Itali dhe kolegët e tij raportuan se probabiliteti që një individ të përjetojë një pandemi të ngjashme me Covid, është aktualisht rreth 38%, por mund të dyfishohet brenda disa dekadave.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!