Administratori i NASA, Bill Nelson, në një konferencë për shtyp tha se studimet e fundit i janë dedikuar zbulimit të prejardhjes së objekteve “UFO” që janë gjetur në Tokë.
Një ish-astronaut dhe ish-anëtar i Senatit të SHBA, Nelson, tha se pamjet e UAP të zbuluara në të gjithë botën e kanë magjepsur atë.
“NASA jo vetëm që do të marrë drejtimin në hulumtimin e incidenteve të mundshme të UAP, por edhe do të ndajë të dhënat në mënyrë transparente, që nuk ka ndodhur më parë,” tha Nelson.
“Ajo që kemi zbuluar deri tani nga studimi është se kemi shumë për të mësuar,” tha ai.
Nelson tha se NASA do të emërojë një drejtor të kërkimit UAP, puna e të cilit do të jetë “zhvillimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të vizionit të NASA-s për kërkimin UAP”.
Nasa do të punojë me agjenci të tjera për të analizuar fenomene të pashpjegueshme, dhe do të përdorë ndihmën e inteligjences artificiale dhe makinerive për të kërkuar qiejt.
“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë qiejt për banim, dhe do e bëjmë këtë në një mënyrë transparente”, tha administratori i NASA. /i.f.abcnews.al