Raportet me kreun e FSHF/ Sylvinho e zbulon në “Real Story”: Futbolli modern kërkon shumë…

schedule21:08 - 6 Nëntor, 2023

schedule 21:08 - 6 Nëntor, 2023

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Sylvinho, gjatë intervistës në “Real Story” foli dhe për raportin që ka më kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

Ai tha se Duka është një njohës shumë i mirë i futbollit dhe komunikimi me të është në nivele shumë të mira. Ai shtoi se në federata i ka plotësuar të gjitha kushtet e punës, që kërkon në futboll modern.

“Raporte shumë të mira. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë besimi. Flasim shpesh shumë me të, ai është shumë inteligjent dhe e njeh shumë mirë futbollin. Kemi të gjitha kushte në federatë për të punuar, jemi 6-7 veta në staf teknik dhe në futbollin modern kjo është diçka e domosdoshme. Nuk ka mënyrë tjetër për të punuar, aty kemi strukturë të duhur, kemi marrëdhënie shumë të mira me të dhe jemi të kënaqur për këtë”, tha ai.

I pyetur nëse ka në plan për të rikthyer disa lojtarë që kanë qenë më parë me Kombëtaren si Rey Manaj dhe Giacomo Vrioni, tekniku kuqezi dha këtë përgjigje:

“Fokusi është tek 17 nëntori në Moldavi, dhe më pas në 20 me Ishujt Faroe. Në ekip kombëtar mund të monitorojmë 50 lojtarë, por duhet të kemi ekuilibrin në grup. Ndonjëri prej atyre mund të rikthehet, por kur flasim për një cikël për 2024, në duhet të presim duhet të mbarojmë mirë punën”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!