Visar Duriqi, nga Insajder në një intervistë për emisionin “Balkan Update” në ABC News, foli për disa nga çështjet kryesore politike në Kosovë, duke u ndalur te raportet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.
Duriqi u shpreh se qeveria amerikane ka dhënë sinjale se qeveria e Kosovës duhet të ndryshojë qasje, teksa theksoi se dy shtetet se nuk janë në të njëjtën linjë.
“Para se të vinte shefi i CIA-s, një media e financuar nga Amerika, ka bërë një anketë në veri. Fakti që një media e financuar nga SHBA-të bëjë sondazh na bën sinjal që shteti amerikan nuk është në linjë me qeverinë e Kosovës. Qasjen si e bën qeveria e Kosovës… është e papranueshme! Qeveria amerikane po jep sinjale që qeveria e Kosovës duhet të ndryshojë radikalisht.”, u shpreh gazetari.
Që nga kjo e hënë, shoferët të cilët nuk kanë ndërruar patentë shoferët e lëshuar nga Serbia do të gjobiten nëse kapen nga policia rrugore duke drejtuar automjetet e tyre. Lidhur me këtë çështje gazetari Duriqi u shpreh se nuk do të ketë një krizë, referaur numrave të regjistrimit.
“Mendoj që nga numrat, që nuk pritet një krizë. Ata që kanë mbetur janë një pakicë. Stano në këtë raport ka nisur një mesazh gjysmëpozitiv, ka inkurajuar procesin. Nga numrat duket që nuk do të ketë një problem të theksuar.
Kjo ka qenë pjesë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo që ka qenë në favor, është se nuk është bërë asnjë verifikim. Kjo ka qenë lehtësia që u është mundësuar qytetarëve.”, tha ai.
/abcnews.al