Raportet e Ukrainës: Mbi 500 mijë trupa ruse u vranë dhe u plagosën prej fillimit të luftës

schedule12:36 - 31 Maj, 2024

schedule 12:36 - 31 Maj, 2024

Të dhënat e fundit të ushtrisë ukrainase thonë se Rusia ka humbur 506.260 trupa, që prej kohës kur shpërtheu lufta. Në raportin e së enjtes thuhet se së fundmi janë shkatërruar 10 tanke, e gjithsej 7710, kurse numri i artilerisë së rëndë të shkatërruar është 14913.

Në raportin e botuar në rrjetin social “X” thuhet se që nga shkurti i 2022-s, Rusia ka humbur 326 helikopterë e 815 sisteme ajrore.

Pajisje speciale ushtarake janë shkatërruar 2153.  Sipas raporteve ushtarake, ushtria ruse ka shënuar përparim në disa rajone të tokës ukrainase. Lufta është duke u zhvilluar në disa zona.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!