Raport-progresi, Marku: Nuk kanë punuar, raporti është i njejti si vitin e kaluar

schedule21:25 - 29 Maj, 2019

schedule 21:25 - 29 Maj, 2019

Mbrëmjen e sotme në Byro Politike me gazetaren Juli Xhokaxhi kanë qenë të ftuar:

Ervin Bushati, deputet i partisë socialiste dhe kreu i delegacionit shqiptar në asamblenë parlamentare të këshillit të europës;

Mark Marku analist, opinionist;

Alfred Peza sekretar për mediat në PS dhe gazetar;

Ralf Gjoni deputet i parlamentit të Shqipërisë.

Tema e diskutimit ka qenë progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Drejtuesja e emisionit Juli Xhokaxhi i ka pyetur të ftuarit nëse shqiptarët duhet të ishin entuziastë kur flitet për prgres raportin e sotëm. Për Ervin Bushatin sot ishte një ditë ë rëndësishme për shqipërinë dhe duhej përshëndetur puna e bërë deri tani nga Shqipëria ndërsa për analistin Marku gjendja nuk është optimiste dhe se progres-raporti është i njëjtë në përmbajtje ashtu si edhe vitin e kaluar. Marku tha se këtë vit janë shtuar shtetet të cilat janë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Ervin Bushati: Sot është ditë e mbarë për shqipërinë. Kemi marrë një rekomandim pa kushte në hapjen e negociatave. Puna që ka bërë shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë herkuliane dhe këto nuk janë fjalët e mia por janë zërat europian ditën e sotme. Ne e kemi bërë detyrën. Pas zgjedhjeve në parlamentin europian është treguar se shoqëritë europiane kanë votuar për zgjerim të europës dhe kjo është shenjë shumë e mirë. Ky është një moment shumë i përshtatshëm për shqipërinë, kemi probleme si të gjithë në europë por kemi vullnetin në masën 95 % për të qenë pjesë e europës.

Mark Marku: Është e njëjta gjë si vjet, madje më duket se nuk kanë punuar fare sepse kanë paraqitur të njëjtin raport si vitin e kaluar. Nuk ka gjë të re. Vjet na është thënë se u hapën negociatat dhe sivjet na thonë përsëri të njëjtën gjë, qeveria shqiptare ka mashtruar, kjo qeveri ka mungesë serioziteti. Sivjet janë bërë 5 shtete që janë kundër hapjes së negociatave për shqipërinë. Gjendja nuk është fare optimiste. Nëse vitin e kaluar ishte vetëm Franca principialisht kundër integrimit të shqipërisë tani janë shtuar edhe 4 shtete të tjera. Thelbi i asaj çfarë ka ndodhur është një diskutim shumë i madh se cila është europa? Unë shpresoj që ta marrim hapjen e negociatave por nuk besoj se do të ndodhë. Kjo çfarë ndodhi nuk është asgjë e re është deja vu’, ajo që mbetet për tu parë është cfarë do ndodhë në qershor.

Më tej diskutimi ka vijuar me Alfred Pezën i cili është shprehur se rekomandimi i Komisionit Europian ditën e sotme ishte për tu përshëndetur nga të gjithë palët politike. Peza tha se vetëm 3 grupe njerëzish nuk e përshëndetën rekomandimin e sotëm duke iu referuar kryesisht kreut të Partisë Demokratike Lulzim Bashës, i cili sipas Pezës ka kënduar këngë zie sot.

Alfred Peza: Për sa i përket rekomandimit të Komisionit Europian për tu celur hapja e negociatave sot të paktën ta përshëndesim të gjithë. Kanë qenë tri grupe që kanë kënduar këngë zie sot: Opozita jashtë parlamentit, Lulzim Basha i cili ishte në një lokal dasmash sot në Fier dhe këndoi këngën e mjelmës, bëri tersin e pojanit dhe sjellësin e fatkeqësive. Vetëm në shqipëri ndodh që kryetari që thërret për europën nuk e përshëndet rekomandimin. Gjithashtu Ilir Meta, kreu u shtetit nuk e ka përshëndetur. Ne kemi patur një pakt kombëtar ku kemi qenë në një zë për çështje kombëtare, pra kemi qenë bashkë. Kur ishte çështja e NATO, PS i la të gjitha pas dhe për hir të kësaj çështje madhore, u bënë të gjithë bashkë. Sot edhe komisioneri Hahn edhe Both kanë identifikuar opozitën si pjesa që pengon këtë proces. Është fatkeqësi për Shqipërinë që, të vijë ky moment, dhe palët nuk e përshëndesin. Në raport shkruhet se detyrat janë kryer.

Ndërsa Ralf Gjoni deputet i opozitës në parlamentin shqiptar tha se dita e sotme nuk ishte një ditë entuziazmi por një ditë reflektimi për tju përveshur punëve të shumta që Shqipëria ka për të bërë. Sipas Gjonit për raport-progresin e komisionit europian media ka dezinformuar në të kaluarën për cështjen e hapjes së negociatave sepse ajo është bërë palë me politikën. Më tej ai shtoi se rekomandimi i çeljes së negociatave nga Komisioni Europian është i vonuar në rastin e Shqipërisë.

Ralf Gjoni: Nuk mendoj se është ditë për entuziazëm por është ditë reflektimi, është abuzuar shumë me integrimin, mediat e kanë dezinformuar shoqërinë. Hapja e negociatave nuk është karamele që na hidhet nga Bashkimi Eurpian. Në opinionin tim është e vonuar rekomandimi për hapjen e negociatave. Unë mendoj që kur vjen puna te integrimi dhe hapja e negociatave, nuk ka pozitë dhe opozitë, por gjithë klasa politike duhet të fokusohen në detyrat që kanë. Në raport evidentohet problematika në sistemin e drejtësisë. Unë mendoj që nuk është ditë për tu festuar, edhe nga mazhoranca edhe nga ne, është koha të përveshim mëngët dhe ti futemi punës. Negociatat janë rekomanduar pa kushte edhe vitin e kaluar. Pse duhet të fshihemi pas fustanit të ndërkombëtarëve? Ne na interesojnë cfarë thonë qytetarët tanë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!