Liverpool dhe Barcelona po kërkojnë për të përforcuar skuadrën e sulmues, teksa në radarët e tyre ka përfunduar lojtari i Leeds United.
Bëhet fjalë për brazilianin Raphinha i cili këtë sezon me Leeds ka shkëlqyer duke rënë kështu edhe në syrin e skuadrave të mëdha.
Në këtë mënyrë largimi i tij nga skuadra duket i pashmangshëm, pasi si “The Reds” ashtu dhe katalanasit kërkojnë me ngulm shërbimet e tij.
25-vjeçari ka pasur një sezon shumë të mirë te Leeds dhe ishte më meritori që kjo skuadër mbijetoi në elitë me 11 gola e tre asistime.
Vet braziliani ka shprehur dëshirën për të bërë një hap para në karrierë dhe Leeds United nuk e ka ndërmend ta ndaloj.
Mirëpo klubi anglez i ka bërë të qartë Liverpoolit dhe Barcelonës se çmimi i Raphinhas është 65 milionë euro. /f.a/abcnews.al