Raphinha dëshiron Barçën, por Arsenal ka gati ofertën e dytë për yllin e Leeds

schedule12:15 - 25 Qershor, 2022

schedule 12:15 - 25 Qershor, 2022

Raphinha është ktheyr në objetivin kryesorë të disa skuadrave gjatë kësaj merkatoje, pasi BArcelona dhe Arsenal po luftojnë “dhëmb për dhëmb” për shërbimet e yllit të Leeds.

“Sky Sports” ka raportuar këtë të shtunë se klubi nga Londra po përgatit një ofertë të dytë për brazilianin.

Oferta e parë e “Topçinjve” u refuzua nga Leeds United, por klubi pritet që së shpejti të dërgojë ofertën e dytë të përmirësuar.

Londinezët synojnë ta shfrytëzojnë krizën financiare Barcelonës, klub i cili nuk është në gjendje të përballojë transferimin e Raphinas, pavarësisht se dëshira e lojtarit thuhet se është kalimi në “Camp Nou”.

Leeds United kërkon së paku 65 milionë euro për shitjen e 25-vjeçarit, i cili ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. /f.a/abcnews.al