Historia botërore i njeh Romës shtatë perandrorë, por ajo sportive, sipas tifozëve verdhekuqë nderon edhe dy të tjerë. I pari ish-kapiteni Françesko Totti, ndërsa I fundit Claudio Ranieri.
Trajneri meritoi këtë titull me një rekord absolut personal, duke fituar derbin e pestë të kryeqytetit italian në pankinën e Romës.
Triumfi i radhës u siglua në shifrat 2-0 ndaj Lacio, ndërsa ky sukses konfirmoi edhe ringritjen e skuadrës verdhekuqe, pas një nisje katastrofë të sezonit.
Lorenzo Pelegrini shënoi golin e epërsisë në minutën e 10-të, ndërsa ky realizim ishte një revansh personal i kapitenit, prej javësh në qendër të kritikave.
Me një tjetër lëvizje mjeshtërore, skuadra e Ranierit kapi “mat” rivalët e përjetshëm, pasi në minutën e 18-të, Salemakers dyfishoi shifrat dhe vulosi fitoren e Romës që në pjesën e parë.
Lacio provoi të ndryshonte fatin e derbit, sidomos në pjesën e dytë por pa sukses.
Po ashtu, në një sfidë të ndjerë si kjo, nuk mund të mungonte tensioni që shoqëroi minutat e fundit dhe I kushtoi Kastejanos kartonin e kuq.
Por në fund, festa ishte e gjitha për Romën, që ngjitet në vendin e 10 të klasifikimit. Nga ana tjetër, humbja ishte një goditje e rëndë për Lazio, që mbetet në vendin e katërt, duke humbur terren ndaj kryesuesëve, ndërsa ndjen më pranë edhe ndjekësit në garën për një vend në zonën Chjampions. /abcnews.al