“Rana e hedhun”, Prokuroria: Burg për ish-kryetarin e Bashkisë dhe ish-kreun e qarkut Lezhë

schedule10:31 - 21 Shkurt, 2020

schedule 10:31 - 21 Shkurt, 2020

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 3 vite burg për ish-kryetarin demokrat të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Ai akuzohet për tjetërsimin e pronave në bregdet, në një zonë të lakmuar siç është “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Ndërsa për ish-kreun e qarkut të Lezhës, Gjon Ndoka prokuroria kërkoi 4 vite burgim.

Pretenca e prokurorisë për Fran Frrokajn, Gjon Ndokën dhe 17 personat e tjerë të akuzuar është dhënë sot në gjykatën e Lezhës. Prokurori Erjon Shehaj ka kërkuar në total 43.6 vite burg në total për gjithë të pandehurit.

Gazetari i Abc News në Lezhë, Gjergj Figuri tha se “për ish kryetarin e Bashkisë Fran Frrokaj prokurori kërkoi 3 vite burg dhe për ish-nën/kryetarin Enver Hafizi 2 vite burg. Ndërsa per ish-kryetarin e qarkut Gjok Ndoka 4 vite burg. Seanca në gjykatë është mbajtur me dyer të mbyllura ku të pranishëm kanë qenë vetëm avokatët e ish-zyrtareve lokalë”.

Po ashtu prokuroria ka kërkuar të asgjësohen praktikat e regjistrimit të pasurisë që është tjetersuar në zonën bregdetare.

Në një reagim për mediat, Adrian Leka, avokati i Frrokajt theksoi se pretenca u dha duke mos qenë e mbështetur në asnjë fakt.

“Gjatë hetimit ka dalë se çdo pretendim i akuzës ka qenë mbi dyshime dhe nuk vërtetohet me asnjë provë përgjegjësia penale e të akuzuarit”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!