Ramushi nuk ishte aty, Anita shpërthen në lot: Nuk e di askush

schedule18:30 - 6 Tetor, 2022

schedule 18:30 - 6 Tetor, 2022

Anita Haradinaj këtë të enjte ishte në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi. E shkëputur nga provat e  “Dance Albania”, Anita doli sportive në ekran dhe me sportivitet që e karakterizon zhvilloi gjithë bisedën me Ermalin. Ajo tha se me qëndrimet në Tiranë për shkak të spektaklit të kërcimit e ka marrë malli shumë për fëmijët.  Sigurisht që gjatë bisedës do të kishte tema të ndjera, sikurse është edhe momenti kur Ramush Haradinaj duhet të qëndronte larg familjes.

Ermali i lexon një pasazh të saj teksa fliste dikur për mungesën e Ramushit në lindjen e djalit të dytë. Kaq mjaftoi që të shpërthente në lot:

 “Ore ti me kë thirr këtu me bërë me qarë apo… a të thashë ne i lejmë gjërat mbrapa dhe pastaj gjejmë ngjyrat e bukura të jetës. Atë periudhë, ajo çka qenë dhe se si e kam ndjerë unë, do duhej të rrija duke qarë.  Por, e kam zgjedh të mos qaj më. E para unë nuk kam qenë kaq e rritur dhe kaq e pjekur atëherë, sot gjykon arsyeshëm. Atëherë kam qenë 23, 24, 25 vjeçe. Në çdo gjë je më emocionale më e ndjeshme. Po të ishte në moshën sot, ndoshta do e kisha marrë më mirë, më racional edhe ndjenjat. Nuk e din ça kam kaluar”.

A ka qenë e lehtë të jesh gruaja e një kryeministri? Anita tha se nuk je vetëm grua e kryeministrit sepse ke të gjitha përgjegjësitë, detyrat, gjykimet e paragjykimet. Megjithatë ajo theksoi se: “ Është burri më burrë në botë”.

Ndërkohë për atmosferën politike në dy vendet ajo tha se nuk do që ti futet politikës, gjithashtu teksa Ermali e pyet për disa nga figurat publike politike si Albin Kurti e Vjosa Osmani nuk ka asnjë mendim, ndërkohë për Atifete Jahjagën nënvizoi se  “shumë e respektueshme, e dashur” dhe për  Hashim Thaçin tha : Në periudhën që ka qenë ka shërbyer mendoj mirë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!