Presidenti Ilir Meta priti sot në Tiranë, kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Përmes rrjeteve sociale, kreu i shtetit bën të ditur se në takim theksoi rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve.
Presidenti Meta bën të ditur se i shprehu angazhim kryeministrit Haradinaj për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës, në interes të rritjes së njohjeve ndërkombëtare e forcimit të perspektivës evropiane. Po ashtu, Meta inkurajoi vazhdimin e dialogut me Serbinë, në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit.
Kryeministri i Kosovës u takua sot në Tiranë edhe me kryebashkiakun Veliaj. Të dy biseduan mbi rritjen e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve mes pushtetit vendor të të dyja vendeve, si dhe sfidat integruese me të cilat përballen Shqipëria dhe Kosova./abcnews.al