Ramush Haradinaj feston ditëlindjen, bashkëshortja: Jam dhurata më e bukur që ke marrë

schedule12:36 - 3 Korrik, 2022

schedule 12:36 - 3 Korrik, 2022

Ramush Haradinaj feston sot ditëlindjen dhe ka mbushur 54-vjeç. Padyshim, nuk kishte se si të mungonte një urim nga bashkëshortja e tij, Anita.

Ajo ka postuar në Instagram një ‘selfie’, ku shfaqen të dy së bashku shumë të qeshur. Anita e ka shoqëruar këtë imazh të bukur me disa fjali tepër të ndjera, teksa ka zbuluar se ditën e sotme është edhe 19-vjetori i martesës së tyre.

“Ramush, Une dhe Ti kemi shume jete bashke aq shume sa s’di a mban jeta më!!! Nje gje t’a them o djalë qe dua qe Une dhe Ti te kemi jete bashke edhe me shume se sa mbahet rendom mbi supe!!! Te dua per epitetin dhe titullin “Mami” qe ma dhe, Mamin e Gjinit, Hanes dhe Trimushit, te dua per llasticen grua qe edhe kur ishim keq m’a dhurove, te dua per gruan qe me krijove!!! Gezuar Ditelindja, Gezuar per 19 vjet martese bashke!!!

P.s vazhdoj te mendoj qe jam dhurata me e bukur qe te ka ardh ne diten e lindjes “, ka shkruar Anita krahas fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Anita Mucaj (@amucaj)

Çifti janë prindër të tre fëmijëve, dy djemve Gjinit dhe Trimit, e vajzës, Hanës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!