Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ramush Haradinaj: Duhet ta mbajmë ndezur zjarrin për bashkimin kombëtar

schedule20:45 - 7 Mars, 2021

schedule 20:45 - 7 Mars, 2021

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka sfiduar sërish ndërkombëtarët duke kërkuar nga shqiptarët që të mbajnë ndezur zjarrin për bashkimin kombëtar.

Teksa përshëndeti të gjithë ish-bashkëluftëtarët dhe politikanët e pranishëm në natën ku përkujtohet familja Jashari, Haradinaj u shpreh se sakrifica sublime e familjes Jashari nuk duhet harruar.

“Në natën përmbyllëse të natës së zjarreve kam nderin të ju drejtohem si bashkëluftëtar dikur, të shprehim respektin për sakrificën sublime të familjes Jashari dhe sot për Natën e Zjarreve të premtojmë se do ta mbajmë ndezur zjarrin për liri e bashkim kombëtar” tha ai në Natën e Zjarreve në Prekaz.



Manifestimi tradicional treditor kujton e lartëson heroizmin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!