Aaron Ramsey erdhi te Juventusi me parametra zero verën e kaluar, por deri tani nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij. Mesfushori nga Uellsi ka zhvilluar 19 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe ka shënuar dy gola.
E ardhmja e tij pritet të jetë në Premier League, aty ku janë gati katër skuadra për të mirëpritur. Daily Mirror raporton se Chelsea, Manchester United, Liverpool dhe Arsenal, janë gati të bëjnë propozimet e tyre për Juventusin.
29-vjeçari nuk ka arritur të përshtatet me futbollin italian dhe skemat e Maurizio Sarrit. Diçka i mungon mesfushës së bardhezinjve dhe Ramsey nuk po arrin ta mbushë këtë boshllëk. Kampionatin anglez e njeh në perfeksion dhe britaniku do të rikthehet aty në fund të sezonit. /abcnews.al