Ramos tremb Realin, Zidane: Uroj të mos jetë serioze! Humbja? Nuk e shpjegoj dot

schedule21:39 - 17 Tetor, 2020

schedule 21:39 - 17 Tetor, 2020

Real Madrid u mposht në shtëpi nga Cadiz me rezultatin e ngushtë 0-1 dhe trajneri Zinedine Zidane nuk mund të japë asnjë shpjegim për atë që i ka ndodhur skuadrës së tij. Gjithsesi francezi kërkon që të mos bëhet dramë, pasi është vetëm një ndeshje.

“Nuk ka asnjë justifikim për sot. Nuk ishte një ditë e mirë për ne, na munguan shumë gjëra. Ata treguan më shumë ritëm se ne, kishin më shumë dëshirë për të fituar. Duhët të përgëzojmë Cadiz për fitoren.

Ne thjesht kemi humbur një ndeshje, asgjë më shumë. Këto janë tre pikë të rëndësishme, sigurisht, por duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër tani.  Nuk ka asnjë shpjegim, thjesht duhet ta pranojmë rezultatin”, tha mes të tjerash Zidane.

Problemi tjetër i Realit është dëmtimi i kapitenit Sergio Ramos. Në lidhje me të tekniku Zidane tha:  “Shpresojmë që të mos ketë ndonjë dëmtim serioz. Nesër do të shohim ekzaktësisht çfarë ka. Uroj të mos ketë dëmtim serioz”. /abcnews.al