Sergio Ramos ka folur sot për mediat spanjolle. Mbrojtësi, i cili la Real Madrid këtë verë dhe kaloi te PSG, flet për të ardhmen e Kylian Mbappe dhe ardhjen e mundshme të Messit në Francë. Ramos tregon se nuk do festonte kurrë kundër Real Madrid.
“Unë nuk i them atij çfarë të bëjë, por do të doja të qëndronte te PSG. Ka një ekip shumë të mirë këtu dhe ka nevojë për lojtarë të shkëlqyer. Unë mund të kontribuoj gjithashtu në shpirtin tim fitues dhe nëse do e infektoj me këtë, do jetë sukses për të.
Leo është një nga më të mirët në botë, por nuk varet nga unë. Mund të them një mijë gjëra, por ato nuk janë vendimtare. Nuk është brenda mundësive të mia, por logjikisht mua më pëlqen të rrethohem nga më të mirët. Audiot e Perez? Unë qëndroj anash këtyre zhvillimeve.
Gjithçka i përket atyre dhe unë nuk do të ndërhyj për të bërë polemika. Real Madrid është një nga klubet më të mëdha në botë dhe në një kohë të caktuar lojtarët më të mirë duhet ta kalojnë atje, por tani dua të qëndrojë këtu.
Nuk do festoja asnjëherë një gol ndaj Real Madrid. As në fitore nuk do festoja. Është shumë e trishtuar të mos jem me ekipin kombëtar dhe më ka munguar. Dua të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur sepse është ende diçka që e shijoj”, u shpreh Ramos. /abcnews.al