Ramos fillon të buzëqesh: Fizikisht ndihem mirë

schedule16:35 - 1 Gusht, 2022

schedule 16:35 - 1 Gusht, 2022

Sergio Ramos ka filluar të buzëqesh, teksa ish-mbrojtësi i Real Madrid ka hedhur prapa krahëve sezonin e kaluar i cili rezultoi të ishte një “dështim”.

Në ndeshjen e Superkupës së Spanjës, mbrojtësi ishte autor i një prej golave në fitoren 4-0, që PSG arriti ndaj Nantes.

“Jemi mjaft të kënaqur me paraqitjen, e kemi bërë një lojë të madhe, kemi vrapuar shumë dhe e kemi demonstruar se duam të luajmë futboll. E kemi mbajtur kontrollin e lojës dhe nuk kemi pësuar gol. Është e bukur të shënosh, fituam 4-0, është trofeu i parë sezonal. Jam i stërkënaqur me atë që e kemi bërë.

Sezoni i kaluar ishte i vështirë për mua, edhe pse e mbylla mirë. Fizikisht ndihem mjaft mirë, kam dëshirë dhe më pëlqen të luaj futboll. Hap pas hapi jam duke e gjetur nivelin tim më të mirë fizik. Faza para-sezonale ishte pozitive”, përfundoi Ramos. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!