Ramazani nis me dhunë në Jeruzalem/ Forcat izraelite pengojnë hyrjen e palestinezëve në xhami. I godasin me shkopinj

schedule14:05 - 11 Mars, 2024

schedule 14:05 - 11 Mars, 2024

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka nisur me dhunë në Lindjen e Mesme. Forcat izraelite goditën dhe dhunuan adhuruesit myslimanë me shkopinj për të penguar hyrjen e tyre në xhaminë Al-Aksa.

Të dielën mbrëma, dhjetëra myslimanë u mblodhën në hyrje të xhamisë në Jerusalemin Lindor për të marrë pjesë në lutje. Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, oficerët e policisë ndaluan njerëzit që të hynin në xhami, vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët.

Ndalimi i adhuruesve nga falja e lutjeve bie ndesh me premtimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të mos pasur kufizime gjatë Ramazanit.

Gjatë Ramazanit, Izraeli zakonisht lëshon mijëra leje speciale për palestinezët nga Bregu Perëndimor i pushtuar dhe Rripi i Gazës, duke u dhënë atyre akses në Al-Aksa për lutje.

Vitin e kaluar, muaji i agjërimit tërhoqi mbi katër milionë adhurues në Jerusalemin Lindor, kryesisht palestinezë, me deri në 250,000 tubime të premteve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!