Ramazan Gurra, “doktori i pianos” në një rrëfim të veçantë në “Pas Mesnate”: Arsyet përse sot i kanë humbur vlerën

schedule11:34 - 22 Janar, 2025

schedule 11:34 - 22 Janar, 2025

Ramazan Gurra, i njohur ndryshe edhe si “doktori i pianove” në një intervistë në emisionin “Pas Mesnate”, në ABC News, foli për magjinë që të dhuron piano dhe rëndësia që ka pasur në jetën e tij.

“I pari që konstaton në detaj është akordatori, 53 vjet duke akorduar piano. Sa t’i biesh notës së parë unë them që nuk është akorduar piano. E ndjek auditori, sidomos muzikantët që e konsiderojnë veten muzikant e ndjejnë gjendjen jo të mirë të instrumentit. Instrumentisti e ndjen që është e çakorduar, por nuk ka çfarë të bëjë. Duhet patjetër që para çdo koncerti, piano duhet të jetë kontrolluar, akorduar…Një instrumentist i mirë e ndjen”, ka thënë ai.

Gjatë intervistës, ai gjithashtu u shpreh kritik për mënyrën se si është përdorur piano, duke thënë se ka rënë në “duart të personave” që nuk i kanë dhënë vlerën e duhur, por ia kanë humbur atë madhështinë që ka.

“Piano ka filluar të degjenerojë, sepse fusin duart këto autodidaktët që nuk janë në gjendje ta akordojnë, por e shkatërrojnë sistemin e akordimit që janë 240 kunja që mbajnë telat dhe atë sistem se shkatërrojnë dhe piano nuk mban as 10 minuta”, tha ai.

“Doktori i pianos”, foli edhe për mënyrën se si piano u përqafua nga artistët shqiptarë, dhe se kur u fut në tregun muzikor në Shqipëri.

“Pianot fillimisht kanë hyrë në Shkodër, nga jezuitët. Rruga e parë që bëheshin me anijet liburne që në kohën e Jan Kukuzelit. Pra në Shqipëri ka pasur që në atë periudhë violinë sepse e binin nga Vatikani e binin tregtarët që bënin lëvizje. Njohja e instrumentit të violinës ka qenë në Shkodër për herë të parë. Nga Shkodra ka hyrë në Korçë nga Korça në Elbasan. Paralelisht ka hyrë edhe piano, pak më vonë piano, por përsëri në Shkodër”, tregoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!