Ramadani: Në futboll nuk fiton gjithmonë më i miri. Çela më ofendoi, t’i vijë turp!

schedule19:15 - 30 Prill, 2022

schedule 19:15 - 30 Prill, 2022

Egnatia nuk ia doli dot të ruante avantazhin deri në fund të ndeshjes përballë Kastriotit, pasi krutanët fituan me përmbysje duelin direkt për mbijetesë, në sfidën e zhvilluar në Kamëz, e vlefshme për javën e 31-të të kampionatit shqiptarë.

Pas ndeshjes trajneri, Zekirija Ramadani, zbuloi edhe incidentin e ndodhur me Pedro Agustro përpara se të fillonte takimi.

Tekniku i rrogozhinasve u shpreh se ishte ofenduar rëndë nga trajneri i krutanëve, Emiliano Çela, ndërsa shtoi se Pedro Augusto u sulmua nga skuadra e Kastriotit

Rezultat që u vendos nga episode, si humbja e penalltisë: “E dinim që do ishte një ndeshje e vështirë, një fushë shumë e vështirë për të luajtur futboll. E kishim analizuar mirë kundërshtarin dhe bëmë shumë gjëra pozitive, kishim avantazhin, kishim dhe mundësinë e penalltisë, por e humbëm. Luajtëm mirë dhe me shumë me mend dhanë maksimumin, por këtu ndikoi edhe një episode në fillim, pati ofendime dhe presion të paparë, Pedros i vunë thonjtë në fyt. Unë mendoj se me ofendimet e kolegut tim ti vijë turp. Ndodhi gjatë sfidës, por unë nuk jam në nivelin e tij, e di që jam I huaj por jam dhe pak shqiptar dhe e kuptoj të gjithën.”

Humbja: “Humbjen e menaxhojmë, por ato momente më kanë prekur shumë.”

Çfarë iu bëri të humbnit ndeshjen: “Gjatë gjithë javës kemi punuar që të kemi agresivitet, nuk arritëm ta bëjmë, ata fituan dhe na ndëshkuan.”

Humbja e rastit nga Delarge: “Futbolli për këtë është interesant sepse nuk fiton gjithmonë më i miri, Delarge ka marrë veten e ka punuar shumë pasi ishte mbipeshë e jashtë forme, por është një futbollist i mirë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!