Ramadani: Ndeshje pa shpirt, Egnatian nuk e kam parë asnjë ndeshje si sot

schedule18:59 - 9 Maj, 2022

schedule 18:59 - 9 Maj, 2022

Zekerija Ramadani, trajneri i Egnatias, ka folur në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport dhe vuri në dukje paraqitjen e dobët të skuadrës së tij ndaj Teutës në Durrës.

“Ishte një ndeshje pa shpirt, pa ndërgjegje nga futbollistët. Duhet të luajnë për veten dhe të mbajnë ekipin në nivel. Duhet të jemi gati për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, në “play out”.

Shumë ekipe kanë dështuar në këtë aspekt, ndaj duhet të marrim masa. Duhet të japim maksimumin, pavarësisht rezultatit. Nuk e kam parë ekipin tim si sot”, tha fillimisht Ramadani.

“Ndonjëherë edhe për gabime e humb ndeshjen, por edhe për meritën e kundërshtarit. Ne ishim përgatitur që ta mbanim sa më gjatë 0-0 dhe të mundoheshim me kundërsulme të ishim të rrezikshëm.

Përkundrazi pësuam gola, mungesë përqendrimi. Nuk kanë faj vetëm futbollistët, edhe ne që nuk arritëm ndoshta ta motivonim skuadrën. Do të ndryshojmë në ndeshjet e ardhshme”, shtoi trajneri i Egnatias. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!