Egnatia mori një fitore shumë të rëndësishme përballë Kastriotit në “Arena Egnatia”. Rrogozhinasit fituan me shifrat 2-1 ndaj krutanëve, duke siguruar një 3 pikësh për mbijetesën.
Pas ndeshjes Zekirija Ramadani është shfaqur shumë i lumtur për fitoren e arritur, në duelin e mbijetesës me Egnatian, ndërsa theskoi se mbeti i habitur nga tensioni që shfaqi Artur Magani ne fundin e ndeshjes.
Ndeshja: “Kjo ishte një ndeshje që të tregojmë që jemi vendas dhe ndaj një rivali direkt treguam që ishim mirë. Ishim mirë pjesën e parë, por çalonim nga e majta, por ishte dhe Kastrioti që nuk na la të depërtonim. Ishte një ndeshje e bukur, përveç momentit të fundit me Maganin që më habiti, por besoj se ishte diçka e madhe, pasi ai është një nga lojtarët më të disiplinuar. U ndëshkuam nga goli i barazimit, por më pëlqeu që më pas këmbëngulja na dhe golin e dytë si dhe patëm pak fat, uroj dhe asistentin tim për punën që ka bërë, si dhe tifozët që na mbështetën. Por tani besoj se qetësia dhe niveli do të jetë i duhuri.”
Penalltia: “Kemi punuar para kupës me penalltitë dhe Krasniqi ishte i vetmi që nuk ka dështuar edhe në kupë ka realizuar, por edhe eksperienca e tij ka treguar që mund ta realizonte atë gol.”
Shpërdorimi i rasteve: “Stërvitjet i bëjmë në bazë të ndeshjes dhe asaj që besojmë që nuk kemi bërë si duhet. Deri tani kemi punuar si të dalim në sulm, tani duhet të përkushtohemi më shumë dhe punojmë më tepër në goditjen e fundit e finalizimin, që të mos na ndodhë më kjo që ndodhi sot, pasi është hera e dytë që ndodh pas asaj në Shkodër.” /f.a/abcnews.al