Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ramadani, “engjëlli i shpëtimit” / Mesfushori i Kombëtares shënon sërish në kampionatin Italian

schedule12:41 - 17 Shkurt, 2026

schedule 12:41 - 17 Shkurt, 2026

Ishte një nga ato ndeshje që duhej fituar. Leçe pavarësisht suksesit të një jave më parë, mbetej në zonën e ftohtë të rënies nga Seria A, ndaj edhe në Kaljari bënin punë vetëm tri pikë.

Me fat dhe me meritë qëllimi u arrit dhe në fushë si protagonist ishte njëri nga shqiptarët.

Ylber Ramadani goditi vetëm 12 minuta pasi Omri Gandelman hapi rezultatin për miqtë, në një sukses që ishte plotësisht I merituar, ndërsa Medon Berisha mbetet I dëmtuar.



Mesfushori I kombëtares shqiptare shënoi një nga ata gola të tij të veçantë me goditje nga jashtë zone, duke marrë vlerësime të larta në Itali e në kontinent.

“Eurosport” e veçon bashkë me izraelitin Gandelman, si ata që i garantuan suksesin puljezëve, duke kritikuar portierin Kaprile si të pasigurt!

Media europiane i jep shqiptarit notën shumë të mirë 7, I kaluar vetëm nga Gandelman me 7.5, dhe për tifozët është lojtari i dytë më i mirë i ndeshjes.

Vlerësim edhe më I lartë nga “goal.com”, pasi kjo faqe sportive e barazon me Gandelmanin, të dy me nga 7.5, po aq sa Kulibali.

“Skaj Sport” gjithashtu e barazon mesfushorin kuqezi me lojtarin izraelit, duke i dhënë të dyve notën 7, si më të mirët në fushë.

Ramadani ka gjithsej 3 gola në tre sezone në Itali për Leçen, dhe që të tre i ka të veçantë si dhe të shënuar në Serinë A, ndërsa ka luajtur 91 ndeshje.

Nuk harrohet ai ndaj Torinos edicionin e kaluar kur praktikisht siguroi mbijetesën e ekipit nga Pulja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!