Ramadani: E arritëm qëllimin, bëjmë maksimumin edhe ndaj Kastriotit

schedule19:10 - 24 Prill, 2022

schedule 19:10 - 24 Prill, 2022

Egnatia i mori 3 pikë përballë Skënderbeut në Korçë, në sfidën e javës së 30-të të kampionatit. Pas ndeshjes trajneri Zekirija Ramadani do të shfaqej shumë i lumtur, ndërsa theksoi se s’ka kohë për të festuar, pasi duhet të kthejmë vëmendjen te ndeshja tjetër, ajo me Kastriotin.

“Kishim ardhur për të fituar, për mua ishte ndër ndeshjet më të rëndësishme, sepse ishte momenti që ose do të ringjillanim kundërshtarin, ose ta linim poshtë e të ishim më të qetë. Goditëm me një gjuajtje standarde, kemi pasur një rival të fortë edhe pse ishim me një lojtar më shumë. Ajo goditje standarde na dha objektivin e kësaj ndeshjeje.”

Sfida me Kastriotin: “Edhe ndeshja e ardhshme me Kastriotin është në transfertë, me një kundërshtar shumë të fortë. Do të mundohemi të japim maksimum, do të jetë ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat. Kemi kohë 4-5 ditë për ta përgatitur skuadrën përballë skuadrës më në formë të momentit.”

Vendosja: “Gjatë javës kishim menduar të mos u linim shumë hapësira sulmuesve të Skënderbeun. Duhet të jemi të kujdesshëm e të qëndrojmë më pas. Me topa të gjatë u mundua të rrezikonte Skënderbeu, mendoj se e menaxhuam mirë ndeshjen. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!