Rama “zotohet” për shqiptarët: Pa tragjedi, pas 10 vitesh, Shqipëria do të jetë në BE

schedule13:16 - 15 Gusht, 2022

schedule 13:16 - 15 Gusht, 2022

Rreth një muaj më parë u hapën negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në lidhje me këtë kryeministri Edi Rama ka thënë për një medie franceze se pas 10 vitesh Shqipëria do të jetë në BE.

Sipas Ramës kjo mund të ndodhë vetëm nëse BE mbetet siç është tani.

Lexo edhe: Rama për medien franceze: Shqipëria ka qenë Koreja e Veriut e Europës, hapja e negociatave me BE-në hap thelbësor për ne

“Pas 10 vitesh, ndoshta do të jetë në BE, nëse BE mbetet siç është tani. Në fakt, bota sot ndryshon shumë shpejt, mjafton të shihni situatën aktuale. Pa tragjedi, pas 10 vitesh, Shqipëria do të jetë në BE dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta arritur këtë”, tha Rama./abcnews.al./