Rama: S’kam komunikim me Metën, asnjë zgjidhje për 3 bashkitë pa kryetar

schedule10:47 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 10:47 - 24 Dhjetor, 2019

Socialistët do të therrasin kongresin në 29 shkurt. Kryesia e PS shqyrtoi sot kandidatët për kryetarë degësh, qe do te votohen në janar. Pas mbledhjes kryeministri Rama nuk tha asnjë zgjidhje për 3 bashkitë ku nuk ka kryetar në drejtim, ndërsa konfirmoi se nuk ka komunikim me Meten pas 30 qershorit.

Kryeministri Edi Rama sërish shpreh gadishmërinë për t’u ulur në tryezë me kryedemokratin Lulzim Basha por pritjes i është vendosur një kufi. Kriza politike nuk ka krijuar vakum, deklaroi kryeministri pasi mblodhi kryesinë e PS.

“Jemi të gatshëm të ulemi në tryezë, të dëgjojmë, por gjithashtu jemi të votuar të udhëheqim”, tha Rama.

Takimet rastësore për festat e nëntorit dhe për situatën tërmetit nuk ka përmirësuar komunikimin mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama.

“Nuk ka asnjë komunikim”, theksoi Rama.

Partia Socialiste ka nisur të përgatitet për zgjedhjet e 2021, që për kryesocialistin Rama nuk janë aspak larg.

“Edhe pse zgjedhjet duken larg ato janë nesër, sepse qershori i 2021 është shumë afër”, theksoi ai.

Në tre bashki të zgjedhurit e 30 qershorit u larguan për shkak të dekriminalizimit por sipas Ramës situata nuk është mirë vetëm në Bashkinë e Shkodrës, që drejtohet prej demorkates Voltana Axdemi.

“Shkodra është në situatën më të rëndë seps eka një kryetarë që nuk ëhstë kryetare”, tha më tej Rama.

Prioriteti për qeverinë gjatë vittit të ardhshëm do të jetë rindërimit. Ndërkohë, në mbledhjen e fundit të Kryesisë për këtë vit, u vendos që organi më i lartë i saj, Kongresi të mblidhet më 29 shkurt të vitit që vjen. Socialistët brenda janarit pritet të votojnë krerët e degëve të PSD në të 61 bashkitë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!