Kryeministri Edi Rama ka uruar sot të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë së Kosovës.
Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka zgjedhur një foto të veçantë për të uruar 17 shkurtin, datë kur 13 vjet më parë u shpall pavarësia e shtetit të Kosovës.
Në këtë foto shfaqet këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, me flamur shqiptar dhe atë të Kosovës.
Kosova feston sot 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. 17 shkurti 2021 shënon ditën kur shteti i Kosovës mbush 13 vjet prej kur është shpallur i pavarur.
Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë./abcnews.al