Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për aksidentin tragjik në Kroaci, ku 10 shqiptarë nga Kosova humbën jetën rrugës duke u kthyer nga Gjermania në Prishtinë, pasi autobusi doli nga rruga.
“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova.
Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave” shkruan Rama. Më herët ishte Lulzim Basha dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka që ngushëlluan familjet e viktimave.
Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova?Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëlime vëllazërore familjeve të viktimave?????
— Edi Rama (@ediramaal) July 25, 2021
Kryeministri Albin Kurti njoftoi se Ministri i Brendshëm i Kosovës po niset për në Kroaci, në vendin ku u regjistrua aksidenti fatal, po ashtu edhe ambasadori në Zagreb./ Abcnews.al