Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në qytetin e Korçës. I mahnitur nga pamja panoramike e restorantit të hotelit ku qëndroi, kreu i qeverisë shkruan se është më i mirë edhe se “Nusreti”. “Një nga hotelet e rinj të Korçës, me një restorant panoramik mbi qendrën e qytetit e përreth (varja Nusretit)”, shkruan Rama.
Në Shqipëri shefi i famshëm i kuzhinës u kthye në kryefjalë të debatit politik dhe akuzave pas publikimit të videos nga restoranti i tij në Dubai duke darkuar ministrat Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku si edhe këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku./ db/Abcnews.al