Kryeministri Edi Rama ka zbardhur një pjesë të bisedës më kryetarin e opozitës Lulzim Basha gjatë mbledhjes së Këshillit të Digurisë disa muaj më parë.
I ftuar në “Log.” me Endri Xhafon, Rama u shpreh se i ka thënë Bashës nëse do të bëjë politikë apo do vërtetë të kontribuojë për zgjidhjen e situatës së pandemisë.
Lexo edhe: Rama: BE e padrejtë për shpërndarjen e vaksinave në Ballkan, refuzimi i Kosovës zgjedhja e tyre
“Ne kemi pasur një takim një apo dy me Lulzim Bashën dhe Ilir Metën në këshillin e sigurisë që u përdor si platformë komunikimi. I kam thënë Bashës disa herë ti do të bësh politikë, apo do të kontribuosh vërtet se është legjitime të bësh politikë. Por nëse do të kontribuosh vërtetë atëherë kjo është luftë dhe të garantojmë se për çdo informacion që ke të të vëmë në dispozicion informacionet që ne kemi. Dhe nëse ballafaqimi i informacionit që në kemi dhe pasi merr të gjithë shpjegimin tonë të rezulton se përsëri, por mos dil thuaj u vodh u vodh dhe ia fut si kau pelës. Ju vura në dispozicion opozitës që tu japim të gjitha sqarimet tona dhe nëse nuk ju bindin i thoni. Por të rrish në kohë pandemie dhe të mbjellësh pasiguri gjithë kohën është kriminale. Është një kriminalitet që vjen nga mungesa e karakterit,” tha Rama. g.v/abcnews.al