Rama: “Xhafaj do të bëjë kallëzim”

schedule22:19 - 23 Nëntor, 2017

schedule 22:19 - 23 Nëntor, 2017

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, do të depozitojë në prokurori një kallëzim për dekonspirimin e aksionit të policisë për arrestimin e 3 ish-zyrtarëve të lartë të policisë së Vlorës, për të cilët ishin lëshuar urdhër-ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Deklarata u bë nga kryeministri Rama në studion e emisionit 360 gradë, të gazetarit Artur Zheji.
“Me këtë kallëzim, sipas Ramës, ministri Xhafaj shpreh gatishmërinë e palës që përfaqëson pushtetin ekzekutiv dhe policinë, duke nisur nga vetja e tij për tu vënë në dispozicion të organeve të hetimit për të zbardhur autorët e dekonspirimit të aksionit për arrestimin e 3 ish-drejtuesve të policisë. “Në rastin konkret, personat që kanë pasur dijeni janë të kufizuar dhe duhet të bëhet një hetim” – tha Rama. Që dje janë shpallur në kërkim ish-drejtori i Policisë Vlorë Jaeld Çela, ish-shefi i krimit të organizuar në Vlorë Gjergj Kohila dhe ish-shefi i kufirit në Dhërmi Sokol Bode. Ata dyshohen per implikim ne trafikun e drogës nga grupi i vëllezërve Habilaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!