Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga lumi Vjosa, duke e cilësuar atë si një destinacion të veçantë për rafting dhe sportet ujore.
Gjithashtu Rama e vlerëson si një zonë dhe një pikë të rëndësishme për turizmin e aventurës.
“Me adrenalinën në Vjosë, mbretëreshën e lumenjve të egër dhe të të apasionuarve pas përvojave në rafting dhe sporte ujore”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Lumi Vjosa është një dëshmi e bukurisë së jashtëzakonshme dhe biodiversitetit që mund të ruhet kur natyra mbetet e paprekur.