Gjatë qëndrimit në Shkodër kryeministri Rama vizitoi mjediset e shkollës së mesme industriale “Arben Broci”, e cila ofron për nxënësit 6 drejtime të orientuara nga tregu i punës në të ardhmen.
Kryeministri e vuri theksin tek rindërtimi i konviktit të kësaj shkollë, i lënë në harresë prej vitesh, i cili eshtë kthyer në një godinë të papërshtatshme për të jetuar e studiuar. “Konviktet e shkollave profesionale do i fusim në programin për gjithë konviktet e universitetit, sepse për arsye të ndryshme, bashkitë nuk i përgjigjen kësaj nevojë”- tha Kryeministri Rama.
Biznese të qarkut të Shkodrës, në bashkëpunim me qendrën e formimit profesional, kanë shprehur dëshirën për të integruar studentët e shkollës Arben Broci në kurse të mëtejshme dhe në praktika pune, ku mund të njihen më nga afër me profesionet për të cilat studiojnë. /abcnews.al