Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të vizitojë gjatë kësaj jave Turqinë dhe Azerbajxhanin.
Kreu i qeverisë do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Turqi dhe Azerbajxhan gjatë datave 14 dhe 15 Prill.
Kryeministri pritet të zhvillojë një takim me me përfaqësues të kompanisë “Tubitak” në Turqi, si dhe presidentin azer Ilham Aliyev.
Vizita e Ramës në dy vendet pritet të ketë në fokus diskutimet ekonomike.
AXHENDA
E enjte, 14 prill
07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”
13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit
6.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve
16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së
Azerbajxhanit
18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit
E premte, 15 prill
11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit
13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”
/Abcnews.al/