Kryeministri Edi Rama ka nisur një tur vizitash në tre shtete. Abcnews.al mëson se kreu i qeverisë do të vizitojë sot Rumaninë.
Më pas Rama do të jetë sot edhe në Hungari, Budapest. Në axhendën e vizitave të kryeministrit është po ashtu edhe Bullgaria.
Së fundmi Rama ishte në Turqi. Ndërkohë, vizitat vijnë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku PS fitoi mandatin e tretë. Fokus i takimeve të kryeministrit me lideret e tre vendeve pritet të jetë çështja e integrimit në BE. /abcnews.al