Pas vizitës së tij në Greqi, kryeministri Rama do të zhvillojë nesër një tjetër vizitë në një vend fqinj. Burimet bënë të ditur se shefi i qeverisë do të udhëtojë nesër drejt Italisë, ku do të takohet me homologun e tij Giuseppe Conte.
Ky takim ndodh vetëm 2 javë pas vizitës së kryeministrit italian në Tiranë, ku Conte shprehu mbështetjen e Italisë për çeljen e negociatave dhe rrugën e integrimit europian të Shqipërisë./abcnews.al