Kryeministri Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë kreut të shtetit të Kosovës i cili i është nënshtruar një operacioni në veshka.
Rama citon Niçen, duke thënë se ajo që nuk të vret të bën më të fortë. Ai gjithashtu uron kthim të shpejtë në krye të detyrë me energji dhe ide të reja.
LEXO EDHE: Kadri Veseli viziton Thaçin në spital, tregon gjendjen e presidentit
“Hashim Thaçi të shkuara komandant, çka nuk na vret na forcon thoshte Niçja Vëllazërisht të uroj kthim sa më të shpejtë në krye të detyrës me energji e ide të reja, për të mirën e Kosovës dhe të të gjithë shqiptarëve’, shkruan Rama./abcnews.al
@HashimThaciRKS të shkuara komandant, çka nuk na vret na forcon thoshte Niçja? Vëllazërisht të uroj kthim sa më të shpejtë në krye të detyrës me energji e ide të reja, për të mirën e Kosovës dhe të të gjithë shqiptarëve?????
— Edi Rama (@ediramaal) April 23, 2020

