Rama uron ndryshe Ditën e Rinisë/ Publikon suksesin e të riut nga Konispoli: Forcë e shembullit për të gjithë

schedule12:24 - 8 Dhjetor, 2024

schedule 12:24 - 8 Dhjetor, 2024

KONISPOL- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka uruar me një mesazh ndryshe Ditën Kombëtare të Rinisë.

Ai ka publikuar një shembull të një të riu nga Konispoli, i cili ndjek traditën e prindërve, në biznesin e përpunimit të vajit të ullirit.

“#Respekt në këtë Ditë të Rinisë me mishërimin e qartë të forcës së shembullit të qindra e mijëra të rinjve të sotëm, që nën traditën e prindërve, por me energjinë dhe me vizionin për të ardhmen, punojnë, ndërtojnë e frymëzojnë për një Shqipëri të transformuar në anekënd”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!