Rama uron komunitetin hebre për ‘Rosh Hashanah’: Paqja dhe humanizmi mbizotërofshin mbi terrorin dhe egërsinë

schedule14:58 - 2 Tetor, 2024

schedule 14:58 - 2 Tetor, 2024

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar komunitetin hebre për festën e “Rosh Hashanah”, i njohur ndryshe si Vit të Ri hebre.

Shefi i qeverisë shqiptare uron që ky vit i ri të kthejë pengjet e luftës pranë të dashurve të tyre.

“Duke i uruar komunitetit tonë hebre dhe të gjithë atyre që festojnë Rosh Hashanah një Vit të Ri të qetë dhe të ëmbël. Le të sjellë ky vit i ri kthimin e të gjitha pengjeve te më të dashurit e tyre. Paqja dhe humanizmi mbizotëroftë mbi terrorin dhe egërsinë”, shkruan Rama në urimin e tij.

Rosh Hashanah në Izrael është një nga periudhat më të veçanta dhe kuptimplota të vitit. Viti i Ri hebre, Rosh Hashanah zakonisht bie gjatë shtatorit ose fillimit të tetorit.

Rosh Hashanah është një festë dyditore e cila feston fillimin e vitit të ri sipas kalendarit hebre/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!