Rama uron besimtarët: Për shumë vjet me zemër të mirë Pashkët!

schedule08:11 - 31 Mars, 2024

schedule 08:11 - 31 Mars, 2024

SHQIPËRI- Besimtarët katolikë anë e mbanë botës kremtojnë të dielën festën e Pashkës, ndërsa luten për paqe, shëndet dhe mbarësi në familjet e tyre.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me një postim të shkurtër në faqen zyrtare në “Facebook”, ka uruar besimtarët për festën e shenjtë, e cila simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit.

“Mirëmëngjes me një urim të veçantë, për shumë vjet me zemër të mirë Pashkët”, shkruan Rama.

Simboli i Pashkëve është veza, si simbol i jetës, e cila e lyer me ngjyrën e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit. Jeta e re, e cila nis me ditën e Pashkëve për çdo familje krishtere, lë pas mëritë, nxit faljen, dashurinë dhe ndihmën ndaj të afërmve në vështirësi, të sëmurëve dhe të varfërve, duke i kujtuar njeriut rolin e tij sipas urdhëresave të Zotit./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!