Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë uron që Zoti të dëgjojë lutjet e besimtarëve.
“Zoti i dëgjoftë lutjet tuaja e i dhëntë dritë e forcë çdo familjeje që sot feston dhe vetë Shqipërisë së lutjes së sinqertë, punës së palodhur, dashurisë e paqes mes shqiptarëve
Bekuar qoftë Shqipëria, bekuar qofshin shqiptarët”, shkruan Rama, ndërsa ka bashkëngjitur një foto nga xhamia e Kavajës.
/abcnews.al