Rama “ultimatum” drejtorit të ri: Policia duhet të dalë nga udhëkryqi brenda 100 ditësh

schedule16:52 - 7 Shtator, 2022

schedule 16:52 - 7 Shtator, 2022

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, që policia të dalë nga udhëkryqi ku ndodhet brenda 100 ditësh.

“Zoti drejtor i përgjithshëm, unë besoj që brenda 100 ditësh polici e shtetit duhet të dalë nga udhëkryqi ku ndodhet. Dhe siç e kanë pasur paraardhësit tuaj, pa kushte, pa interferencë, mbështetjen politike do ta keni edhe ju.

E kam bërë me ju bisedën të njëjtën që kam bërë edhe me të tjerët. Telefonatave keni për detyrë t’u përgjigjeni, por kërkesave në telefona nuk keni për detyrë t’u përgjigjeni, nga kushdo të vijnë. Dhe vetëm ditën kur unë t’ju marr në telefon për të ndërhyrë, ju keni të drejtën të bëni shërbime të kësaj natyre, por jo nuk ka për të ndodhur”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!