Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rama, udhëheqës që nuk bie ‘në gropa’”/ Frrok Çupi: Këtë katër vjeçar politika po hapet. Ekipi qeveritar, më i ndryshuar

schedule20:37 - 11 Shtator, 2025

schedule 20:37 - 11 Shtator, 2025

Analisti Frrok Çupi e vlerësoi kabinetin e ri qeveritar. Në një intervistë në emisionin “Real Story”, në ABC News ai u shpreh se kryeministri Edi Rama ka treguar që është një udhëheqës që nuk bie në “gropa”.

Gjithashtu theksoi se ekipi i ri është më i ndryshuar dhe më i “freskuar” sipas tij.

“Rama është një udhëheqës që nuk bie në gropa, Ka mësuar të mos jetë i shpejtuar. Dhe ka mësuar shumë më mirë se Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha…Rama nuk përplaset. Pra ka gjetur mënyrën më të shkëlqyer për të bërë një rrugë, pa menduar se sa shtëpi prish anash, ku e kam për kryetar bashkish, interesa etj… Këtë herë e mbështeti forcën tek filozofia e qeverisjes. Tek struktura e re e qeverisjes. Këtë 4 vjeçar politika po hapet. Do ketë ndryshime kushtetuese, ndryshime strukturore. Dhe e kthejmë pak vëmendjen se nga ajo që kemi parë, gjëja e fundit që mbeti ishte ekipi qeveritar, që për mua është më i ndryshuar, më i freskuar”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!