Rama: U përmbys peshorja mes xhelatit dhe viktimës, Serbia zero raste të hetuara për luftën

schedule15:30 - 25 Qershor, 2020

schedule 15:30 - 25 Qershor, 2020

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama duke folur nga foltorja e Kuvendit, e quajti përmbysje të peshore mes xhelatit dhe viktimës akuzën për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Ai tha se në këto 21 vite janë kryer në sërë hetimesh në Kosovë, por zero në Serbi.

Rama tha se është dëshmitar ku vetë Thaçi e Veseli kanë kërkuar hetimet e krimeve të luftës dhe janë treguar të gatshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë, gjë e cila tha ai, nuk ka ndodhur nga ana e Serbisë.

“Është përmbysur peshorja mes xhelatit dhe viktimës. Nuk di të ketë pasur në proces ndonjë aktakuzë. Nuk ka asnjë lloj tendence në horizonte për ndonjë gjykatë speciale. Në këtë moment është e pashmangshme të mos kujtohen historitë dhe mizoritë e kryera në Kosovë. Nuk kalohet kjo me deklarata si ato qëndrimet në autobus me dy sendilje. Këtu nuk është fjala për të dalë kundër drejtësisë. Është fjala për të thënë të vërtetën e thjeshtë. Në fund të ditës të gjitha këto karrige prej druri nuk kanë asnjë vlerë.

Po të shohësh në pasqyrë, gjykata vendore të Kosovës dhe Serbisë lexon faktin e trishtueshëm se duket sikur në Kosovë është lëshuar ofensiva e agresionit. Nëse në Kosovë odiseja e drejtësisë ndërkombëtare vazhdon prej 21 vitesh, në Serbi zero me xhufkë turpëruese si një nishan në fytyrë e atyre që kërkojnë drejtësi deri në fund. Nuk i kam parë as të kërkojnë të njëjtën gjë në anën e rrethit të agresorëve me në krye Sllobodan Millosheviçit por jo vetëm atë. Viktimizimi vazhdon për përgjegjësinë e anës tonë dhe nuk është dita për të ndarë të cilit prej nesh. Po t’i numërosh rastet e hetuara në Kosovë me  mbështetjen e shqiptarëve të Kosovës lodhesh. Në Serbi zero.

T’i numërosh deklaratat e pasluftës çlirimtare për nevojën e re të gjykatës së radhës të gjykuar më parë lodhesh sfilitesh. Lodhu sa të duash se do gjesh zero deklarata për Serbinë. Serbinë nuk e bombardoi Thaçi me Veselin por bomba demokratike. Serbia ishte agresori. Më vjen keq kur lexoj njerëz me zë të fortë që nuk e fshehin se ju vjen mirë për këtë që ndodhi. Për çfarë po flasim dhe pse duhet të flasë për pastërtinë UÇK. Unë nuk flas për pastërtinë e saj, ajo është e kuptueshme, natyrale.

Nuk kam fare tundimin dhe jo më pastaj të kem dëshirën të flas kundër çdo hetimi të mundshëm të kryer në emër të UÇK. Thelbi është që Kosova ka dhënë një shembull të veçantë. Asnjë vend që ka kaluar këtë situatë nuk ka treguar atë gatishmëri për t’u përballur me drejtësinë. Dhunohet publikisht e drejta. E paskan parë përpjekjen e Thaçit dhe Veselit për të mos e lejuar atë gjykatë.

Unë jam dëshmitar okular, fizik me sy dhe veshë së bashku me Thaçin Mustafën kur është folur për votimin e kësaj instance dhe vullneti i tyre ka qenë i plotë dhe kanë pasur shqetësim si të bindin grupet. Ajo që ka rëndësi të thuhet është se prej 21 vitesh drejtësia në Kosovë ka hetuar çdo bëmë të UÇK. Unë jam dëshmitar. Deri më sot nuk ka asnjë provë të ekzistencës së saj”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!