Kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook” bën me dije se vijon procesi i rindërtimit për banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të kaluar.
Rama i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dhënë çelësat e banesave të reja disa prej familje duke i uruar edhe një fundjavë të qetë.
“Mirë mëngjes dhe me disa nga shtëpitë e rindërtuara në Tiranë, ndërkohë që rikthimi në banesa të reja vijon çdo ditë për të prekurit nga tërmeti, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.
/abcnews.al/