Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm ndjekësit në rrjetet sociale me videon e transformimit industrial për përpunimin e kromit. Transformim që sipas tij sjell punësim real dhe zhvillim të qëndrueshëm “përkundër çerekshekulli shitje për një “copë buke” të materialit të papërpunuar në tregjet e huaja”.
Ja postimi i Ramës
“MIRËMËNGJES dhe me këtë transformim të shumëpritur industrial të standardeve ndërkombëtare, që krijon kapacitet përpunues brenda vendit të kromit, punësim real e zhvillim të qëndrueshëm të sektorit (përkundër çerekshekulli shitje për një “copë buke” të materialit të papërpunuar në tregjet e huaja), ju uroj një ditë të mbarë”.
Një ditë më pare Kryeministri Edi Rama vizitoi uzinën e prodhimit të Ferrokromit në Elbasan. Përmes një investimi 20 milionë euro në këtë uzinë, e treta e këtij lloji në vend, është bërë ndërtimi dhe vënia në punë e furrës së parë. Sipas një materiali të shpërndarë nga kryeministria, investitori, kompania GSA, ka planifikuar dhe një ivnestim 12 milionë euro për ndërtimin e dy furrave të tjera./abc news