Rama tjetër mesazh Bashës: Refuzimi i tryezës së përbashkët, gabim i madh

schedule16:23 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 16:23 - 8 Dhjetor, 2019

Kryeministri Edi Rama i drejton një tjetër mesazh liderit të opozitës për bashkëpunim. Në rrjetin social Twitter ai shkruan: “Lulzim Basha, një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave, por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh”.

Kujtojmë se edhe më herët Rama i ka kërkuar Bashës të ulen në tryezë për të hartuar së bashku planin e masave për të dëmtuarit nga termeti, por vetë Basha është shprehur se “nuk është momenti për të dalë bashkë në fotografi por për të ndihmuar njerëzit e goditur nga fatkeqësia natyrore”.

Sot, kreu i PD-së ka propozuar paketën me 5 pika për rimëkëmbjen e biznesit të prekur nga tërmeti në Durrës:

1. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.

2. Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.

3. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.

4. Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve.

5. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!